giovedì 26 ottobre 2017

Te terheqesh dashuri me ligjin e terheqjes universale

SHARE

A mund te tërheqësh dashuri me ligjin e tërheqjes universale ?


Jane te shpeshta  pyetjet qe mund ti drejtojme vetes se si nje aspekt kaq delikat  i jetes personale sic eshte afetuoziteti ndjeshmeria


 mund të dominohet nga një ligj i tillë sic e përshkruan  Wattles dhe Rhonda Byrne   tek libri  " The Secret."


Në realitet, vetëm për faktin e të qënit kryesisht një çështje e mendimit dhe e magnetizmit, dashuria dhe mëshira për burrin apo gruan e dëshiruar  hyn plotesisht ne fushen e veprimit ,te ligjit te terheqjes universale.


Per te tjerat  , mendimet tona nuk  limitohen  qe te influenzojne humorin tone ,gjendjen tone shpirterore dhe ate te personit perballe.por kane fuqine qe te afrojne ose largojne  mendimet e tjetrit . Ajo qe realisht sjell drejt nesh njerezit eshte aftesia jone qe ti bejme te ndihen te mirpritur,gadishmeria jone per ti dashur.


Per kete eshte e nevojshme qe te behemi pak nga pak te afte qe te prodhojme mendime dashurie qe bejne te ndihet i dashur personi i zemres.

Kur deshirohet me cdo kusht dashuria e nje personi eshte shume e lehte te biesh pre e gabimit te manise sone te posesit ose zoterimit ,e cila prodhon xhelozi ,dhe pak nga pak ,shemb imazhin e dashurise qe duhet te terheqe mashkullin ose femren e jetes sone . 


Wattles eshte shume i qarte kur flet per meriten e kembenguljes se mendimit dhe te efekteve te tij :  çdo mendim i fortë dhe i zgjatur gjeneron një forcë tërheqëse në mendimet përkatëse të të tjerëve.


Prandaj është e qartë se nëse duam dashurinë e një personi duhet të mësojmë teknikat për të mbajtur të pandryshuar mendimin e dashurisë që kemi per te . 
Përndryshe do të krijonim konfuzion dhe do të përfundonim duke e larguar nga ne.

Në fund të fundit, i ka ndodhur te gjitheve te vene re  se në nje moment   prirjeje të fortë pozitive ose negative ndaj fqinjit, është shumë e lehtë të takosh dashamirësinë ose armiqësinë e të tjerëve.

Ligji i tërheqjes perballe  dashurise funksionon  pikërisht në të njëjtën mënyrë. Gjithçka që kemi nevojë është pra një metodë për gjenerimin dhe ruajtjen e mendimeve të dashurisë në mendjen tonë dhe duke pritur që keto mendime të vibrojne e perplasen  me ato të njeriut  të dashur.


 Pjesa tjetër është vetëm magnetizem  dhe alkimi e ndjenjave, dhe nuk ka forcë superiore që mund të ndajë një dashuri të lindur në këtë mënyrë.

Për tu thelluar me tej 

Ligji i tërheqjes është një nga teknikat me të cilin  eshte e mundur  të tërhiqni një person.


 Mund të përdorim Ligjin e tërheqjes universale  Fale, Forcës se Mendjes, në varësi të asaj që është nevoja jonë specifike, por qëllimi përfundimtar është ende i njëjtë: të sqarojmë imazhin tonë të dashurisë dhe të drejtojmë mendimet tona drejt e saj.


SHARE

Author: verified_user

Pastrimi