Visualizzazione post con etichetta programe kompiuteri. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta programe kompiuteri. Mostra tutti i post

domenica 11 ottobre 2020

Si te krijoni nje bilete urimi origjinale me Publisher

Si te krijoni nje bilete urimi origjinale me Publisher


Ditelindje , pervjetore dhe  urime dipllomash , urime lindjesh , e shume te tjera jane rastet ku mund ti behet dhurate personave qe deshirojme.  Perse jo te mos e shoqerojme kete urim me nje bilete origjinale,te personalizuar te krijuar nga vete ne?
Nuk nevojitet qe te jeni artiste per te arritur rrezultate te kenaqeshme fale kompiuterit,do te mjaftonte pak kreativitet per te bere ne pak minuta nje bilete te kenaqeshme dhe me pamje artistike
Publisher eshte i perfshire ne paketen e mikrosoft office , edhe pse eshte me pak i njohur se wordi exeli power point .
Pervec biletave per urim publisher , ju lejon qe te krijoni flete palosje , broshura, ftesa , kartolina, kalendare dhe shume me teper.
Ne kete artikull do te tregojme proceduren e krijimit te nje bilete me publisher 2003 por kalimet jane thuajse te njejta dhe per versionet e tjera te programit.

1 - Hapni publisher dhe zgjidhni boksin publikim per shtyp , dhe me pas ne te majte te ekranit  zgjidhni tipin e biletes qe doni te krijoni, per shembull bilete ditelindje
2 - Do te gjeni nje seri modelesh te para impostuara qe mund te printohen direkt dhe te modifikohen , ne kete rast do te bejme gjene e dyte
3 - Se pari ne opsionet e faqes zgjidhni dimensionin dhe palosjen ( per shembull nje cerek faqe palosje vertikale
4 - Hapni nje nga modelet dhe futeni ne pamjen 1 ( poshte majtas qe eshte e shenjuar me numera  nga 1 deri tek 4 pamjet e biletes ) nje imazh sipas deshires ne vend te atij qe eshte i para impostuar, keto imazhe ose foto mund ti zgjidhni nga clip art , nga kompiuteri ose interneti
5 - Adaptoni imazhin me dimensionet e deshiruara ,duke u ndihmuar me mouse deri sa te jeni te kenaqur me rrezultatin.
6 - Eshte e mundur dhe te vendoset nje kontur ose linje bordi e personalizuar per imazhin ose foton . Per ta bere kete gje mjafton te klikoni anen e djathte te mousit mbi foto duke zgjedhur formati i imazhit , ngjyrat dhe linjat, mund te zgjidhet nje bord i para impostuar ose te krijoni nje te ri duke e importuar nga kompiuteri . Komandat jane personalizo zgjidh  imazhin dhe ok
7 - Shtoni tekstin ose urimin  e deshiruar  per shembull gezuar ditelindjen etj duke shtypur tastieren ne menyre normale ose duke e krijuar me word Art ( futni imazh word art).
8 - Pamjet 2 dhe 3 mund te personalizohen duke futur imazhe te tjera , tekste ose elemente grafike si sfonde borde etj.
9 - Ne pamjen 4 pervec se mund te fusni imazhe  sfonde dhe borde mund ta personalizoni  bileten duke vendosur te dhenat e tua , per shembull ky urim vjen per ju nga E....... DHE D............. , ne te kundert dhe mund te eleminohen.
10 - Kur mendoni se keni mbaruar , rishikojeni dhe cojeni per shtyp duke zgjedhur formatin A 4 
11 - Mund ta ruani punen qe bete perpara se ta mbyllni programin
12 - palosni bileten ne 4 pjese katror dhe me pak vinavil mbylleni qe te fshehni pjeset e brendeshme .
Bileta eshte gati !

giovedì 2 aprile 2020

Si te kontrolloj telefonin celular të djalit / vajzës time

Si te kontrolloj telefonin celular të djalit / vajzës time




Kontrollimi i telefonit të fëmijëve sidomos në fazën para-adoleshenciale është bërë një kërkesë e zakonshme. Kjo për shkak se telefonat inteligjentë gjithmonë u dorëzohen fëmijëve së pari, me arsyetimin e sigurisë dhe gjurmueshmërisë së fëmijës.

Për prindin paraqitet si një mënyrë për të qenë më të sigurt, ndersa për fëmijën per ti dhene atyre  lirinë e dëshiruar, dhe gjithçka që vijon, qasjen në të gjitha faqet e internetit, shkarkime të aplikacioneve dhe shumë më tepër.

Pra, si mund ta kufizojmë këtë pasi ne sidoqoftë e dime se fëmijët tanë janë të mitur ?




Ne personalisht mund t’ju ​​rekomandojmë, Kontrolli Prindëror i Fans Mobile.

Nëse dëshironi të kontrolloni telefonin celular Android (jeni vetëm për Android) për qëllime të kontrollit prindëror mund të provoni Mobile Fence, me këtë aplikacion mund të shikoni shumë informacione në celularin që do të kontrollohet dhe të zotëroni nga afër ndërfaqen Android, për të menaxhuar telefonin direkt siç është bllokimi i ekzekutimit të disa aplikacioneve ose për të hyrë në cilësimet dhe për të redaktuar fushat.

Ky aplikacion është falas vetëm për muajin e parë, kështu që mund ta provoni, mbas nje muaji behet me pagese .

martedì 9 ottobre 2018

Si të konvertosh një file word në PDF

Si të konvertosh një file word në PDF

Konvertimi i një skedari ose ndryshe file nga word  në PDF mund të jetë shumë i dobishëm për disa arsye. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit preferojnë të mos dërgojnë file  ne word por ne PDF është shmangia e  modifikimeve  te padëshiruara.Në fakt, një file PDF nuk mund të ndryshohet nga marrësi  gjithashtu ju  mund të zgjidhni qe ta mbroni nje file  PDF me një fjalëkalim për të parandaluar hyrjet  e padëshiruara.Pse të zgjidhni formatin PDF? Për arsye të ndryshme. Para së gjithash, PDF, ndryshe nga formatet e tjera, mund të lexohet nga shume  lexues plotësisht falas pa pasur nevoje qe te blehen programe te komplikuara: kështu që është brenda mundësive të gjithëve.PDF është kompatibil me çdo lloj sistemi operativ, nuk ka kufizime të çdo lloji dhe nuk ndryshon thjesht sepse shfaqet në një sistem tjetër.PDF  në thelb është i sigurt: nëse modifikohet në çfarëdo mënyre,  mbeten  gjurme. Për më tepër, siç u përmend me siper, siguria e PDF është për shkak të faktit  se jemi ne gjendje ta modifikojme domethene ti vendosim pasword . Së fundi, në thelb, file PDF është jashtëzakonisht i thjesht


 


Ky operacion nuk është veçanërisht kompleks, thjesht ndiqni sugjerimet e mëposhtme: kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme.

Për ta kthyer një file nga word  në PDF, thjesht mund të përdorni Microsoft Office. Mjafton qe te instaloni në kompjuterin tuaj
Microsoft Office (versionin nga viti 2007 e tutje) dhe pastaj hapni dokumentin që dëshironi të transformoni. Pasi ta keni bërë, klikoni në File, në zonën e sipërme të majtë të Menusë, dhe pastaj "Save and Send".

Në këtë pikë, thjesht klikoni në "Krijo dokument PDF" dhe sigurohuni që dokumenti në të vërtetë të hapet në formatin PDF. Në këtë pikë klikoni "Save as" dhe këtu behet eksporti i dokumentit nga një format në atë të dëshiruar




 Një alternativë shumë më e shpejtë gjithmone me Office është  hapja e  dokumentit  doc, klikoni mbi "Save as" dhe më në fund zgjidhni opsionin PDF në menunë zbritëse.Nëse doni të transformoni një file word në një file PDF falas dhe keni një Mac, atëherë përdorni vetëm funksionin e Parapritjes të OS X; për ta bërë atë, zgjidhni dokumentin që dëshironi të transformoni, klikoni me anen e djathte te mousit  zgjidh "Hapni me" dhe në këtë pikë zgjidhni "Pamjeje".preview

Në këtë pikë zgjidhni kombinimin e çelësave cmd + P, klikoni PDF në menunë që shfaqet dhe pastaj "Ruaj si PDF". Dhe ja kaq ishte  sapo keni kthyer një file word ë në një file PDF me sistem operativ MAC.Si në Mac dhe në PC, më në fund mund të përdorni LibreOffice për të redaktuar dokumentet. LibreOffice përbëhet nga një sërë programesh të disponueshme falas në paketim dhe mund të shkarkohet për kompjuterët Windows dhe Apple. Sapo të keni shkarkuar programin dhe keni startuar LibreOffice, klikoni mbi Open, zgjidhni skedarin (file) që dëshironi të konvertohet


 Në këtë pikë shkoni te File Menu, klikoni mbi "Export PDF" dhe pastaj eksportoni dhe ruani për të përfunduar transformimin e dokumentit nga Word në formatin PDF.

Ka edhe shërbime online që ju lejojnë të konvertojë një file word në PDF duke anashkaluar instalimin e  programeve. Po flasim për SmallPDF, një program që ju lejon të konvertohet drejtpërdrejt në internet, në një mënyrë të shpejtë dhe praktike.

Pasi të jeni lidhur me faqen e SmallPDF, duhet të zvarritni në ekranin e duhur dokumentin që dëshironi të konvertohet në PDF.

Në këtë pikë, ngarkoni dokumentin, thjesht klikoni Download File për të marrë shkarkimin, në PC tuaj, të dokumentit në formatin PDF. Kjo është mënyra për të kthyer një skedar8 file) nga formati word në formatin ideal PDF për ata që nuk duan të instalojnë programe në PC ose për konvertime të rastit.

giovedì 10 maggio 2018

lunedì 19 settembre 2016

Si te instalosh sistemin operativ ,Ubuntu

Si te instalosh sistemin operativ ,Ubuntu

Ubuntu është një sistem operativ njesoj si windows apple etj por eshte falas ka një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve të cilat tashmë janë të instaluara dhe të gateshme për veprim.

 Behet fjale per nje sistem operativ  që nuk  ka frikë nga sulmet e viruseve apo Trojans, por që menyre te vecante  nuk kërkon instalim të veçantë të një programi antivirus.

Per te naviguar ne rrjet ju mund te perdorni browserin e firefox, duke klikuar mbi ikonën e tij ; kjo ikonë paraqet një botë, me brenda një dhelpër të kuqe,e cila gjendet e   në të majtë ne pjesen   e sipërme.

Nëse kompjuteri ne përdorim është i lidhur me internet nëpërmjet kabllit Ethernet, ju nuk keni nevojë për ndonjë konfigurim. Nëse, në vend të kësaj, kompiuteri eshte i   lidhur me rrjetin nëpërmjet një lidhje pa tel,  domethene wireles do të jetë e nevojshme të klikoni me butonin e krahut te  majtë të miut (mousit) mbi ikonën e dy kompjuterave  të vegjël e pranishme siper ne te djathte . 

Në këtë mënyrë ne do të zgjedhim rrjetin wireless në të cilën  do të lidhemi.
Nëse rrjeti juaj wireless është i mbrojtur ju duhet qe te fusni paswordin per tu lidhur .




  • Para së gjithash ne duhet të lidhemi me faqen e internetit te Wubi instaluesi i sistemit operativ (open source) burim i hapur  Ubuntu. Domethene duhet te shkarkojme wubi duke klikuar mbi kete link http://wubi.en.uptodown.com/windows

Me pas ne shtypim butonindownload now  'shkarko  tani', duke filluar shkarkimit: në fund, ne klikojme
 dy herë mbi skedarin e instalimit, duke filluar procesin.

  • Në ekranin që hapet, zgjidhni gjuhën italiane ose angleze, shqip  etj ,nga menuja ne disheze. Zgjidhni një username dhe një fjalëkalim të vlefshem.

  • Kliko në Install.ne fund të procesit të instalimit, zgjidhni opsionin "reboot now" dhe klikoni Finish për të rifilluar.

  • Në heren e pare te ndezjes , Ubuntu do të përfundoje instalimin: Pas perfundimit  kompjuteri do te rinise automatikisht.


Hyni pra dhe perdorni  Ubuntun  me emrin e përdoruesit dhe fjalë-kalimin, tani ju mund të përdorni sistemin e ri operativ Ubuntu.

Pastrimi