Visualizzazione post con etichetta sherbime online. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta sherbime online. Mostra tutti i post

venerdì 16 ottobre 2020

Si te hapesh llogari  falas me TransferWise,  për  te kursyer

Si te hapesh llogari falas me TransferWise, për te kursyer




Transfer wise te lejon  te hapesh nje llogari multi-valutash pa shpenzime fikse. 

Fale  IBAN- eve  në AUD, EUR, GBP, USD dhe NZD mund te transferosh dhe te marresh para ne nivele globale . TransferWise konverton  valutën sipas takses se kembimit me te  përshtateshme: taksa mesatare e tregut te kembimit .

 Keshtu qe nuk do te duhet te shpenzosh me teper se sa duhet kur kemben para. 

Mund të beni blerje dhe terheqje parash me karten e debitit te parapaguar  TransferWise te cirkuitit Mastercard. 

Blerjet me valutat e llogarise tende jane me komision zero pa limit  perdorimi.

Terheqja ne ATM eshte falas dhe mund te terhiqet 200 euro ne dite



Sot shume operatore ofronje zgjidhje   për lehtësimin e  pagesave . Por ne se kerkon maksimumin e kursimit per blerjet , transferimet dhe terheqjet e parave ne valute te huaj , atehere zgjidh  TransferWise.

Karta e debitit  CURVE  dhe aplikacioni: Si funksionon dhe kostot

Karta e debitit CURVE dhe aplikacioni: Si funksionon dhe kostot

 Hapni nje llogari falas me CURVE dhe merrni falas 5 euro ose 5£  , duke perdorur 

kodin promozional 

DO4BAG9D    gjate fazes se rregjistrimit

Nese harroni dhe nuk e fusni kete kod nuk do te mund te perfitoni 5 euro falas


Cfare eshte CURVE

Curve është një shërbim për thjeshtimin e menaxhimit financiar. Ju lejon të përfshini të gjitha kartat tuaja Visa dhe Mastercard në aplikacionin Curve dhe të bëni pagesa dhe tërheqje ATM direkt nga karta Curve.



Eshtë e përshtateshme, dhe komode sepse mund të merrni vetëm një kartë me vete dhe duhet të mbani mend vetëm një PIN. 


Nga aplikacioni gjithmonë keni mundësinë të zgjidhni se cilën kartë do të përdorni. Përveç kësaj, ju mund të mbani dhe shikoni të gjitha shpenzimet tuaja nga një kroskot ( pamje ) e vetme. 


Ju gjithashtu merrni një cashback (kthim mbrapa) në para prej 1% në blerjet në dyqanet tuaja të preferuara.

 A e përdorni tashmë CURVE apo planifikoni ta bëni këtë? Lidhni curve me kartën tuaj të debitit TransferWise për të qenë në gjendje të bëni pagesa në monedha të ndryshme  TE VENDEVE TE NDRYSHME ndërsa kurseni në valutë.


Si funksionon Curve

Në thelb, me aplikacionin Curve dhe kartën ju jeni në gjendje të mbani më mirë kartat dhe shpenzimet tuaja nën kontroll.

Ja si funksionon:

Shtoni kartat tuaja të debitit dhe kartave të kreditit Mastercard ose Visa në aplikacionin Curve. (Do të duhet të lidhni dhe verifikoni të paktën një kartë debiti, krediti ose parapagimi para se të përdorni Curve).



Në momentin e blerjes, në internet ose në dyqan, hapni aplikacionin dhe zgjidhni një kartë për pagesë. Karta e zgjedhur e fundit mbetet e vendosur si një kartë pagese aktive derisa ta ndryshoni atë.


Paguani me kartën tuaj Curve. 



Brenda disa sekondave, do të tarifoheni në kartën e zgjedhur në aplikacion. Ju mund të kontrolloni historinë tuaj të shpenzimeve në çdo kohë. Ju gjithashtu do të njoftoheni sa herë që paguani me Curve.


Si të porosisni kartën Curve


Ju mund të porosisni kartën Curve duke shkarkuar aplikacionin Curve nga App Store ose Google Play Store. Pasi të keni shkarkuar aplikacionin, ndiqni udhëzimet e regjistrimit dhe porositni kartën Curve. Ju do të merrni një email konfirmimi në lidhje me aktivizimin e llogarisë tuaj dhe dërgesën e kartës.


Funksioni “All your cards in one”  ( "Të gjitha kartat tuaja në një")

Ka nga ata që e përcaktojnë CURVE nje karte  krediti por më saktësisht është një portofol ku mund të futni gjitha kartat tuaja. Deri më sot, ajo mbështet kartat Visa dhe Mastercard, duke ju lejuar t'i bashkoni ato në aplikacion dhe t'i përdorni ato përmes kartës Curve.



Funksioni "Kthehu prapa në kohë"
Me funksionin Kthehu prapa në kohë mund të zhvendosësh transaksionet e bëra nga një kartë në tjetrën. Me fjalë të tjera, nëse keni shpenzuar në një kartë të gabuar, Curve ju lejon të ndryshoni kartën që keni përdorur.

Ja se si ta bëni:

Hapni aplikacionin dhe shkoni në ekranin e Portofolit ose Timeline
Trokitni lehtë mbi transaksionin për të lëvizur
Shkoni poshtë në transaksion dhe zgjidhni Karakteristikat e Transaksionit> Kthehuni prapa në kohë
Lëvizni karuselin dhe zgjidhni kartën në të cilën dëshironi të zhvendosni transaksionin

Konfirmimi
EShtë një operacion falas që mund të kryhet maksimumi një herë për çdo blerje.

Lëvizja mund të bëhet vetëm në një kartë që ka të njëjtën monedhë si blerja ose karta me të cilën është bërë pagesa.

P.sh.

Një blerje EUR e bërë në një kartë GBP mund të zhvendoset në një kartë GBP ose EUR
Një blerje EUR e bërë në një kartë EUR mund të zhvendoset vetëm në një kartë EUR


Mbrojtja ndaj klientit

CURVE  mbron  klientin deri në 100,000 euro
Nese  beni një blerje me Curve dhe nuk i keni marrë mallrat? Apo artikujt janë të dëmtuar ose jane  me defekt? Ja çfarë mund të bëni
Se pari
Mundohuni ta zgjidhni çështjen direkt me shitësin. Nëse përpjekja është e pasuksesshme, shkruani menjëherë në support@curve.com.

CURVE do të kujdeset për mosmarrëveshjen ose kthimin e parave për ju. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje t'ju japin një rimbursim të përkohshëm, i cili do të bëhet përfundimtar nëse procesi i rimbursimit funksionon në favorin tuaj.


 Hapni tani nje llogari me CURVE dhe merrni falas 5 euro ose 5£  , duke perdorur 

kodin promozional 

                             DO4BAG9D                             gjate fazes se rregjistrimit   linku i rregjistrimit


Te lidhesh nje karte debiti dhe krediti ose te parapaguar me Curve modernizon të gjitha llogaritë tuaja, kështu që kurrë nuk do të duhet të ndërroni bankat. 


Të gjitha kartat bëhen kontaktless   dhe punojnë me Apple Pay, Google Pay dhe Samsung Pay.

Domethene mund te paguani direkt me telefon




 Kjo nuk është një bankë - kjo është mënyra e re e bankave.






giovedì 2 aprile 2020

Si të botoni një libër në Amazon: liber te shtypur ne leter

Si të botoni një libër në Amazon: liber te shtypur ne leter


Por le të kthehemi në Amazon.



Siç e përmenda pak më parë, nëse doni të botoni edhe në format letre, mbani mend se ekziston shërbimi Createspace, gjithashtu nga Amazon, me honorare interesante dhe një shpërndarje të denjë për markën.

Për të hyrë në Createspace dhe për të publikuar një libër te shtypur ne leter me Amazon,nuk duhet të beni tjeter vecse te krijoni një llogari  KDP. Pasi të jeni regjistruar, ju mund të zgjidhni midis shërbimeve bazë (falas dhe në çdo rast të shkëlqyera) dhe atyre profesionale (padyshim për kundrejt një tarife). 

Pasi të bëhet kjo, thjesht duhet të publikoni dhe shpërndani.

Për të shpërndarë, natyrisht, ju duhet një ISBN. Ju mund të zgjidhni nga disa ISBN:

1. ISBN automatike (është falas dhe ju lejon të shtypni dhe shpërndani me Createspace).

2. ISBN e personalizuar (10 dollarë, autori zgjedh printerin / botuesin dhe shpërndan me Createspace)

3. ISBN Universale (99 dollarë, ju mund ta përdorni ISBN me çdo botues, por është në dispozicion vetëm për ata që jetojnë në SH.B.A.)

4. ISBN Personale (falas, sigurisht, sepse ju lejon të ripërdorni ISBN që tashmë posedoni)

Me 25 dollarë më shumë, ju mund ta beni   librin tuaj te porositshem  në libraritë kryesore fizike (në Amerikë). Po, tani për tani, faqja është në anglisht.


Nëse tashmë keni një libër të shtypur të botuar me Createspace dhe dëshironi ta kaloni atë në KDP, nëse doni të dini të gjitha ndryshimet midis dy shërbimeve, ose informacione të tjera interesante, në këtë faqe Amazon gjeni atë që ju nevojitet.

domenica 14 ottobre 2018

Si te besh nje rreklamim ne rrjet ne  GOOGLE ADWORDS

Si te besh nje rreklamim ne rrjet ne GOOGLE ADWORDS


Të krijosh  një faqe interneti ose nje blog dhe ta leshosh ate në rrjet nuk është e mjaftueshme për të siguruar trafik vizitash ose ndryshe thene shikueshmeri . Rrjeti është i mbushur me faqe që kanë vështirësi në mbledhjen e vizitave. Për këtë është e nevojshme ideja e një strategjie të detajuar qe përdor mjetet e duhura  të  realizuara nga prefesionistë të sektorit, e cila eshte lëvizja fituese e nevojshme për të mos bërë nje investimentin të kot në rrjet.

Google AdWords është nje platforme që mundëson bërjen e reklamimit në rrjet dhe lejon shtimin qoftë të vizitave në rrjet gjithashtu rrit  dhe shkallën e nderveprimit (shitje- blerje).

 Me fushatat publicitare AdWords është e mundur përzgjedhja e kategorisë e cila mund te jete identike me faqen tënde, duke rritur kështu shikueshmërinë dhe numrin e klikimeve, duke inkurajuar vizitoret qe të bëjne nje lëvizje konkrete si përshëmbull blerjen e një produkti.Me pak fjale nese ti ke nje faqe muzike domethene qe flet per muziken  dhe shet vegla muzikore ,ADWORDS ne kete rast  kur ti je gati dhe ke vendosur qe te besh rreklame duke e paguar ate ,zgjedh per ty kategorine e duhur duke te futur ne te gjitha faqet e tjera qe flasin per muziken  .Ne menyre qe ti te kesh nje potencial te mundeshem klientesh ,dhe mund te shesesh e qe te mund te krijosh te ardhura.

Nëpërmjet një sistemi fjalësh kyçe është i mundur krijimi i fushateve publicitare të monitoruara në mënyrë konstante. Por gjithë kjo duhet programuar dhe realizuar në detaje, klient për klient. 

 Një fushatë efektive AdWords  synon drejt flajësh kyçe specifike që rrjedhin nga hetime të bëra në merkato dhe prova të shumta në kete fushë, që shpesh kush menaxhon një aktivitet tregtar nuk ka kohë dhe mënyrë për ta bërë.

Ajo cfare kerkohet dhe qe duhet bere eshte:
  • Maksimumi i rezultateve në përputhje me investimin e bërë
  • Zhvillimi i një strategjie të efektshme dhe të shenjëstruar
  • Optimizimi i fushatës AdWords

martedì 9 ottobre 2018

Si të konvertosh një file word në PDF

Si të konvertosh një file word në PDF

Konvertimi i një skedari ose ndryshe file nga word  në PDF mund të jetë shumë i dobishëm për disa arsye. Një nga arsyet kryesore pse njerëzit preferojnë të mos dërgojnë file  ne word por ne PDF është shmangia e  modifikimeve  te padëshiruara.Në fakt, një file PDF nuk mund të ndryshohet nga marrësi  gjithashtu ju  mund të zgjidhni qe ta mbroni nje file  PDF me një fjalëkalim për të parandaluar hyrjet  e padëshiruara.Pse të zgjidhni formatin PDF? Për arsye të ndryshme. Para së gjithash, PDF, ndryshe nga formatet e tjera, mund të lexohet nga shume  lexues plotësisht falas pa pasur nevoje qe te blehen programe te komplikuara: kështu që është brenda mundësive të gjithëve.PDF është kompatibil me çdo lloj sistemi operativ, nuk ka kufizime të çdo lloji dhe nuk ndryshon thjesht sepse shfaqet në një sistem tjetër.PDF  në thelb është i sigurt: nëse modifikohet në çfarëdo mënyre,  mbeten  gjurme. Për më tepër, siç u përmend me siper, siguria e PDF është për shkak të faktit  se jemi ne gjendje ta modifikojme domethene ti vendosim pasword . Së fundi, në thelb, file PDF është jashtëzakonisht i thjesht


 


Ky operacion nuk është veçanërisht kompleks, thjesht ndiqni sugjerimet e mëposhtme: kjo mund të bëhet në mënyra të ndryshme.

Për ta kthyer një file nga word  në PDF, thjesht mund të përdorni Microsoft Office. Mjafton qe te instaloni në kompjuterin tuaj
Microsoft Office (versionin nga viti 2007 e tutje) dhe pastaj hapni dokumentin që dëshironi të transformoni. Pasi ta keni bërë, klikoni në File, në zonën e sipërme të majtë të Menusë, dhe pastaj "Save and Send".

Në këtë pikë, thjesht klikoni në "Krijo dokument PDF" dhe sigurohuni që dokumenti në të vërtetë të hapet në formatin PDF. Në këtë pikë klikoni "Save as" dhe këtu behet eksporti i dokumentit nga një format në atë të dëshiruar




 Një alternativë shumë më e shpejtë gjithmone me Office është  hapja e  dokumentit  doc, klikoni mbi "Save as" dhe më në fund zgjidhni opsionin PDF në menunë zbritëse.Nëse doni të transformoni një file word në një file PDF falas dhe keni një Mac, atëherë përdorni vetëm funksionin e Parapritjes të OS X; për ta bërë atë, zgjidhni dokumentin që dëshironi të transformoni, klikoni me anen e djathte te mousit  zgjidh "Hapni me" dhe në këtë pikë zgjidhni "Pamjeje".preview

Në këtë pikë zgjidhni kombinimin e çelësave cmd + P, klikoni PDF në menunë që shfaqet dhe pastaj "Ruaj si PDF". Dhe ja kaq ishte  sapo keni kthyer një file word ë në një file PDF me sistem operativ MAC.Si në Mac dhe në PC, më në fund mund të përdorni LibreOffice për të redaktuar dokumentet. LibreOffice përbëhet nga një sërë programesh të disponueshme falas në paketim dhe mund të shkarkohet për kompjuterët Windows dhe Apple. Sapo të keni shkarkuar programin dhe keni startuar LibreOffice, klikoni mbi Open, zgjidhni skedarin (file) që dëshironi të konvertohet


 Në këtë pikë shkoni te File Menu, klikoni mbi "Export PDF" dhe pastaj eksportoni dhe ruani për të përfunduar transformimin e dokumentit nga Word në formatin PDF.

Ka edhe shërbime online që ju lejojnë të konvertojë një file word në PDF duke anashkaluar instalimin e  programeve. Po flasim për SmallPDF, një program që ju lejon të konvertohet drejtpërdrejt në internet, në një mënyrë të shpejtë dhe praktike.

Pasi të jeni lidhur me faqen e SmallPDF, duhet të zvarritni në ekranin e duhur dokumentin që dëshironi të konvertohet në PDF.

Në këtë pikë, ngarkoni dokumentin, thjesht klikoni Download File për të marrë shkarkimin, në PC tuaj, të dokumentit në formatin PDF. Kjo është mënyra për të kthyer një skedar8 file) nga formati word në formatin ideal PDF për ata që nuk duan të instalojnë programe në PC ose për konvertime të rastit.

giovedì 7 giugno 2018

 Cfare eshte nje hashtag dhe si perdoret

Cfare eshte nje hashtag dhe si perdoret



Do te ju kete ndodhur sigurisht qe ti shikoni ne facebook , twitter dhe  ne te gjitha rrjetet e tjera sociale  , por megjithate mbase nuk keni njohurine e duhur  per to . 
Po flasim per hashtag ! per te famshmet hashtag i cili mund te dallohet me lehtesi sepse behet fjale per fjalet qe ndiqen nga karakteri #.
# quhet Tag.

Per cfare duhen hashtag 

Kur ne nje postim ose artikull neve fusim nje hashtag , duhet te dime se :

Ne Twiter sa here qe nje person do te beje nje kerkim me karakterin hashtag  do te cfaqen te gjithe artikujt  per ate argument specifik.

Beni kujdes sa here qe ju te vendosni nje hashtag ne nje postim , nuk mund me te hiqet apo modifikohet . 

Ne facebook kur ju klikoni mbi nje hashtag ,eshte e mundur qe te shikoni vetem postimet e miqeve , ose ne rastin kur dikush ka vendosur nivelin e privacise per publikun .

Keshtu qe kush deshiron qe te duket ,domethene te kete dukshmeri ,duhet te publikoje nje hashtag ne nje mesazh publik ,ose ne nje faqe publike.

Perse duhen perdorur hashtag 



Hashtag përdoren kryesisht për të bërë një postim  me interes me  të veçantë dhe më popullor.
 Meqenëse është e mundur të përdorësh hashtag në Facebook për të shfaqur të gjitha postimet që janë rilevante ( te dukshme ) ose të lidhura me një temë, duke klikuar mbi një hashtag të veçantë, ato që flasin për të njëjtën temë do të shfaqen gjithashtu.

Si te shkruash nje  hashtag


Ju gjithmonë duhet të jeni shumë specifik dhe konciz në krijimin e hashtag-ut, veçanërisht nëse shpresoni që postimi juaj te kete  sukses dhe te bëhet viral

Për shembull, një hashtag shkruhet kështu: #sitebesh ( me nje fjale hash i ndjekur nga një ose më shumë fjalë pa hapësirë ose pikësim)

Është gjithmonë më mirë të shmangësh shumë hashtagë në një post, dhe  më mirë të jesh i saktë dhe i drejtpërdrejtë, dhe është gjithmonë më mirë të përdorësh ato ekzistueset  sesa të shpikësh ato të rejat.

Çfarë karakteresh mund të përdoren për të krijuar një hashtag


Në përgjithësi mund të përdorni për të krijuar një hashtag çdo lloj karakteri . Megjithatë, ato nuk duhet të përdoren:
# mund të përdoret vetëm për të krijuar hashtag dhe jo në fjalën që vijon.
hapësirat  ndërmjet një fjale dhe nje  tjetre  nuk përdoren.
karakteret qe nuk mund të përdoren -%, *; dhe të gjitha pikësimet  në përgjithësi.
- @, që shërben për të etiketuar përdoruesit e tjerë të platformës.

mercoledì 30 maggio 2018

Si funksionon ADFLY dhe si te fitosh me linqet nepermjet tyre

Si funksionon ADFLY dhe si te fitosh me linqet nepermjet tyre

Kushedi sa e sa herë gjatë shkarkimit të një skedari ju ndodh që të haseni  në këtë faqe  ,e cila quhet adf.ly Por çfarë është kjo faqe? le të përpiqemi ta shpjegojmë atë sa më lehtë që të jetë e mundur, siç jemi mesuar qe ta bejme  . 

Adf.ly është një shërbim që ju lejon të krijoni URL (linqe) të shkurtra në mënyrë që çdo herë që dikush të vizitojë një prej URL -ve tuaja (te cilat mund te jene foto video ,gjithcka ) të shkurtuara ,te cilat  së pari duhet të kalojne nëpër  faqen e  adf.ly,dhe  e cila do t'ju tregojë reklamën  e saj klienteve  ose personave qe ju i dergoni linkun tuaj dhe pastaj duke shtypur butonin vazhdo ose skip ad automatikisht ata shkojne    në faqen ose artikullin qe  ju keni vendosur ti tregoni .



Me pak fjale , përdoruesi që klikon në url-ne tënde është "i detyruar"   të presë rreth 5 sekonda  të shohë reklamat e shfaqura dhe pastaj te  klikoje  Skip Ad në krye të djathtë. 
Nga reklamat që do të shfaqen, autori i cdo postimi ose linku fiton para . Natyrisht nuk jane shume ,por nese ju ,   bie fjala ne rrjetet sociale keni shume perkrahesa ose fansa ose  keni nje blog dhe doni te fitoni dicka ,atehere mund te fitoni dhe me kete menyre si nje nga te shumtat qe egzistojne ne rrjet  .



Fitimet nuk janë aq shumë, është rreth 5 dollarë për 1,000 shikime, por mund të ndryshojnë ne varesi te vendodhjes se klientit  .

Nëse jeni të interesuar këtu mund te shkoni dhe të regjistroheni tek adf.ly

Shtypni butonin e verdhe JOIN NOW
Fusni te dhenat qe ju kerkohen ,adrese emaili nje pasword  ,emer mbiemer , adresen e paypal ,payaza ose llogarine bankare ku ju doni te merrni leket qe do te fitoni.
Shtyp butonin register
Konfirmo llogarine ne adresen e emailit qe ju zgjodhet per rregjistrim ,kryesisht eshte nje link qe dergon adfly dhe ju duhet te klikoni siper ,gjithmone nga emaili.


Është mirë qe të theksohet se për shumë përdorues kjo menyre  është një reklamë shumë invazive, nëse keni një blog ju  mund të humbni përdoruesit mbasi ata mund te bezdisen .
Hyr ne llogarine tende te re zgjidh nje link cfardo ,te nje videoje ,artikull,ose cte jete  ,kopjojeni 
dhe hidhni ate tek adfly .
me pas shtyp butonin shrink dhe do te ju jepet nje link i shkurtuar qe mund ta kopjoni dhe shperndani . Si dhe te kontrolloni llogarine tuaj here pas here per te pare arritjet e fitimit .

Nese doni ta provoni se si funksionon kliko mbi kete link http://zipansion.com/1Aaq3 ,prit 5 sekonda dhe me pas shtyp siper butonin skip ad do te drejtoheni ne faqen kryesore te blogut tone sitebesh




giovedì 22 settembre 2016

Si te shkurtojme nje link shume te gjate

Si te shkurtojme nje link shume te gjate

Ndodh shpesh qe duam ti dergojme dikujt nje link te nje faqe interneti ose mbase ta publikojme ne ndonje rrjet social si puna e twiterit pershembull qe na lejon te postojme vetem 140 karaktere per nje mesazh,por nese ky link eshte shume i gjate , do te na krijonte me teper lehtesi ta shkurtonim ate dhe ta benim me te thjeshte.  

 Per te zgjidhur problemin ekzistojne sherbime online qe quhen “URL Shortners”  te cilet shkurtojne cdo lloj linku qe duam te transformojme ne nje forme me te pershtateshme ,dhe te jene lehtesisht te perdorshem 

nder me te perdorshmit jane 




1. bit.ly
2. Ow.ly
3. TinyURL
4. is.gd
I PERDORSHEM VETEM BRENDA APLIKACIONEVE GOOGLE 
6. Fb.me
PERDORET VETEM PER TE SHKURTUAR LINQET E FACEBOOK MOBILE.NESE JU VENDOSNI “http://fb.me/niknajmintuaj  ” ne barren e adresave mund te arrini profilin tuaj .
7. Doiop
Pervec se shkurton adresen e linkut ,ju lejon gjithashtu qe te zgjidhni nje fjale kyce ,gje qe e ben me te thjeshte qe te mbahet mend , pershembull  “http://doiop.com/sitebesh”

martedì 20 settembre 2016

 Si te bejme ose te perdorim nje kod QR

Si te bejme ose te perdorim nje kod QR

Gjithnjë e më shpesh në revista dhe gazeta, por edhe në kartat e biznesit moderne, ju mund të vëreni kuti të vogla me modele të çuditshme bardhë dhe zi . Ato quhen  kodet QR (QR Code) dhe ato, mund të përmbajnë lloje të ndryshme  informacioni të koduar. përdorur gjerësisht në Japoni për vite, 

Leximi i tyre mund të bëhet nepermjet nje pajisje te posacme , ose më thjesht nëpërmjet telefonave te teknologjise  se fundit nepermjet kameras dhe programeve të përshtatshme për të deshifruar mesazhin.


Një gazetë per shembull mund  të krijojë një kod QR për ti treguar  përdoruesit një adresë ose një artikull të veçantë per përmbajtjen; një profesionist mund të fuse   kartë viziten e tij të biznesit që mund ti drejtoje online drejt kurrikulumit te tij  ; çdokush mund të përdore atë për të bërë  të arritshme direkt pa nevojën e shtypjes se adresësave  komplekse te  webit, ose numrave  te telefonit ose teksteve jo  shumë të gjata. E gjitha ajo që  duhet  bere është fotografimi i katrorit QR me ane te softwarit te duhur  apo paisjes se duhur  për tu drejtuar ne permbajtjen e e caktuar ,qe mund te jete nje faqe web ,nje informacion ,program loje etj...

Në mesin e shumë faqeve internet  që ju lejojne për të gjeneruar kodet QR ne po  ju tregojmë 

 Kaywa. Site qe ju lejon të zgjidhni llojin e informacionit që duhet të kodifikohet, duke përfshirë adresën e internetit (URL), textin, numrin e telefonit , dhe SMS, brenda madhësisë së imazhit.Ne tjeter eshte 

Pasi të keni zgjedhur preferencat tuaja, klikoni "Generate", dhe ruani imazhin dhe vendoseni ku ju deshironi .

Pastrimi