Visualizzazione post con etichetta Pastrimi. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Pastrimi. Mostra tutti i post

giovedì 2 aprile 2020

 Si te bejme nje Sapun me karrota DIY (bej vete) që eliminon rrudhat, pikat e zeza dhe njollat e lëkurës

Si te bejme nje Sapun me karrota DIY (bej vete) që eliminon rrudhat, pikat e zeza dhe njollat e lëkurës


Te prodhosh  produktet  kozmetike per perdorim vetjak është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar të gjitha përfitimet e secilit përbërës natyror, pa e ekspozuar lëkurën tuaj ndaj substancave kimike.  



Më poshtë do te  shpjegojmë se si të përgatisim një sapun të shkëlqyeshëm me  karrota DIY, (te bere vete) shumë te efekteshem për të mbrojtur lëkurën dhe për të përmirësuar pamjen e saj.

Behet fjale per një sapun te përshtatshëm për çdo lloj lëkure, që mund të përdoret çdo ditë për të hequr trukun e fytyres , ose për të larë fytyrën. Ai ka veti të shkëlqyera antioksiduese, dhe gjithashtu mund të përdoret për të larë të gjithe trupin.

 Perberesit

 Ju keni nevojë për: 500 gram glicerinë, 400 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, 300 ml vaj kokosi, 100 gram pure karrotash (te ziera dhe te shtypura), 200 ml ujë nga lengu i zier i karrotave , 1 lugë gjelle mjaltë të pastër dhe 10 pika vaj esencial të farave te  karrotes.

Pergatitja


Pritenini glicerinën në copa dhe ngrohni  ne zjarr derisa të shpërndahet plotësisht. Hidheni në një enë qelqi dhe shtoni puren e  karrotave si  dhe ujin  qe nxorret nga zierja e  tyre , perziejeni ate   mirë për të marrë një konsistencë te butë kremoze.

Shtoni pjesën tjetër të përbërësve dhe vazhdoni të përzierni derisa të perftohet  një përzierje homogjene. 

Derdhni përzierjen në format te cilet ju deshironi per sapunin tuaj ,kryesisht mund te jene forma plastike  dhe lereni  për të paktën 24 orë para se të hiqni ato nga format.
Mbeshtillni  çdo sapun të karrotave në një letër të fortë dhe ruani në një vend të thatë. 

Megjithëse kjo është një recetë mjaft e sigurt, ndërpritni përdorimin në rast të reaksioneve alergjike ose problemeve të tjera.
Si te bejme nje amukine dhe xhel dizinfektues ne kushtet e shtepise

Si te bejme nje amukine dhe xhel dizinfektues ne kushtet e shtepise

Amukine dhe xhel dezinfektues, përgatitini ato në shtëpi me këto receta të thjeshta
Mos bini pre e  spekulimeve,  në internet ku mund te shiten me cmime stratosferike keto kohe. 

Mjafton qe te keni disa produkte si  ujë, alkool dhe disa gjëra që ju i gjeni ne çdo farmaci.

 Këshillat vijnë nga OBSH




Amuchina DIY e bere vete ne kushtet e shtepise

Spekulimet e shumta . Cmimet në rritje, madje edhe në internet,  përballë një paniku në rritje, frika për të mbetur pa produkte që konsiderohen të domosdoshme në fazën e "emergjencës koronavirus". 

Le të flasim për xhelin dezinfektues dhe amukinen. Dy produkte, mbani mend, shumë lehtë për tu bërë, pasi ato kryesisht  përmbajnë alkool etilik dhe hipoklorit të natriumit.

 AMUKINA E BERE NE KUSHTET E SHTEPISE

Këtu po ofrojme zgjidhjen për të mos u shtypur nga kontrolli i spekulimeve dhe informacionit të keq: përgatitni amukine dhe xhel dezinfektues në shtëpi. Me receta të firmosura nga askush tjetër përveç Organizatës Botërore të Shëndetit.



Le t'i shohim nga afër, te dy formulimet.


 (formula numër 1)

833 ml alkool etilik 96%
110 ml ujë të distiluar
42 ml peroksid hidrogjeni 3%   [ uje i oksigjenuar]
15 ml glicerinë ose glicerol 98%

(formula numër 2)

750 ml prej 99.8% alkool izopropil
193 ml ujë të distiluar
42 ml peroksid hidrogjeni 3%   [ uje i oksigjenuar]
15 ml glicerinë ose glicerol 98%

Përgatitja (e vlefshme për të dy formulimet)

Hidhni alkoolin, shtoni peroksid hidrogjeni, glicerinë dhe ujin e distiluar dhe në fund përzieni.
Si një alternative për ujin e distiluar, përdorni ujin e çezmës, të zier më parë dhe më pas të ftohur.

Masa e pergatitur nuk duhet  të gëlltitet, eshte vetem per perdorim te jashtem dhe dizinfektues duhet të ruhet jashtë mundësive të fëmijëve dhe gjithashtu kjo perzierje eshte lehtesisht e ndezeshme: 

Pasi të jetë gati, etiketoni masen që tregon datën e përgatitjes dhe përbërësit.


Perdorimi

Fërkoni me te  duart tuaja për të paktën 30-40 sekonda derisa të bëhen të thata.
Shmangni kontaktin me sytë.


Përdorni gjithashtu masen e krijuar si dizinfektues për të pastruar sipërfaqet.
Ruani produktin në shishe plastike ose qelqi, por te taposur mirë.


giovedì 25 aprile 2019

Si të eliminojme mykun  përfundimisht në shtëpi

Si të eliminojme mykun përfundimisht në shtëpi

Myku ne shtepi  është i  tmerrshem, le të jemi të sinqertë. Shumë shpesh nuk gjejme zgjidhje per ta eliminuar ate  dhe për më tepër ne shume raste shtohet dhe  zgjerohet kudo në shtëpi, duke filluar  nga muret e brendshme deri te këpucët e mbyllura në mobilje. Qe ta eleminosh  sigurisht nuk është një gjë e thjeshtë, por gjithesesi mund te perdorim   disa masa paraprake te cilat  mund të përmirësojnë shumë situatën.








Si formohet myku?

Para se të flasim për mjetet dhe menyrat  për të eliminuar definitivisht mykun, le të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë shkaqet e formimit  te  tij dhe si ta parandalojmë atë. 

Në mënyrë tipike, myku formohet për shkak të lagështisë së shtëpisë, për dy arsye kryesore:

E para se kemi te bejme me pak ose aspak izolim termik te mureve, 
me ngrohjen  e gabuar dhe / ose zakonet e ventilimit dhe ajrosjes.


Në rastin e parë, kemi te bejme me një problem strukturor, dhe  të vështirë për t'u zgjidhur pasi kostoja është e konsiderueshme per ristrukturim e baneses, por gjithesesi edhe kjo nuk mund te jete zgjidhja perfundimtare . Në rastin e dytë, eshte mire qe vete ne te ndrrojme , zakonet që shkaktojnë mykun, të tilla si:

vendosja e  rrobave  te lagura  per ti tharë ato  në ambjentet e shtëpise  (madje edhe në radiatorë)
nganjehere per ke mban lule brenda shtepise shumë ujë brenda vazos kur i ujisim
ngrohje e tepruar pa ajrosje
gatimi me  kapakë te hapur
berja e  një dushi dhe mos hapja e dritareve më pas
Sjellje të tilla duhet absolutisht të shmangen.

Megjithatë, ekzistojnë raste të tjera te ndryshme që mund të shkaktojnë prezencën e mykut në shtëpi, siç është infiltrimi i ujit  nga tavani catia ose nga banjo: nëse nuk zgjidhen menjëherë, këto situata mund të çojnë jo vetëm në përhapjen e kërpudhave të mykëve, por gjithashtu dhe ne nje rrezik - të renies se pjeseve  të ndryshme - strukturore.


Si  të heqim mykun  nga muret

Përpara se të sulmojë  dhe te futet tek rrobat , myku se pari  tenton të formohet në mure. Në përgjithësi, zgjidhja më e mirë për ta eliminuar është kandexhina (ace). Ka nga ata që këshillojnë ta përdorin atë ashtu sic eshte  për një efektivitet më të madh dhe ata që këshillojnë ta hollojnë atë me ujë si një spërkatës, në pjesë të barabarta. Cilindo  zgjedhje te beni, mos harroni se jeni përpara një produkti shumë toksik, prandaj ju duhet të përdorni doreza dhe maskë të përshtatshme sidomos nëse zona që duhet trajtuar është shumë e madhe.

Vazhdoni në këtë mënyrë:

Vendosni dy gota zbardhues  (Ace) të pastër në një sprucator plastik dhe me pas me te spruconi muret
duke e ndihmuar  me një sfungjer për të përhapur zbardhuesin në mure
shpëlajeni  zonën me një leckë të pastër të lagur pasi ta keni lene acen te veproje per disa minuta , me pas ajrosni ambjentin e dhomës per nje kohe te gjate.

Konsideroni se nje pastrim i tillë duhet të bëhet në një ditë me diell, kështu që muret e trajtuara të thahen shpejt . 

venerdì 23 settembre 2016

Si te besh nje detersiv vete ne shtepi

Si te besh nje detersiv vete ne shtepi

Detersiv i bere ne kushtet e shtepise

Ja nje recete per te bere detersivin ne kushtet e shtepise  ,qe ne fakt nuk eshte me pak i mire se ai i bleri ne dyqan ,se jo ne te kundert eshte per tu pasur zili per nga kosto e ulet e cmimi qe e prodhojme .Ajo qe ju nevojitet eshte nje tenxhere e madhe ne te cilen duhet te nxehni 4 litra uje te cilen lereni deri pak para vlimit. Pasi te keni fikur gazin shtohet nje sapun normal o aromatik nese doni, ose qofte dhe ai qe kushton me  lire mund te perdoret ,e rendesishme eshte se pesha e sapunit duhet te jete 300 gram per 4 litra uje por mund te perdorni dhe me peshe me te vogel 250 gram ,sigurisht duhet pakesuar pak uji .


Atehere grijeni ne copa  jo shume te medha ne menyre qe sapuni te shkrihet duke e perziere ate ,me pas i shtohen dhe 4 luge sode bikarbonat duke e perziere ate .........loja u be detersivi eshte gati ,lehet qe  te ftohet .keshilla eshte se duhet bere ne mbremje qe te lehet gjithe naten i mbuluar .Me pas meret masa dhe rrihet ose frulohet me pak uje te vaket ne menyre qe te behet e lengeshme ,gati per tu futur ne shishe dhe per perdorim ne lavatrice, por mund te perdoret dhe sic eshte indikuar ne foto 

Si te besh nje sapun natyral 100% bio

Si te besh nje sapun natyral 100% bio

Një sapun natyral i bere ne kushtet e shtepise  për të përkëdhelur veten gjatë larjes ne dush ose vaske.


I cili nuk ju prish lëkurën sic eshte ai me permbajtje  kimikatesh , si dhe për të hequr njollat ​​nga pëlhurat delikate me permbajtje biologjike  eshte i mundur te rrealizohet nga vete ne, né kushtet e shtepise

Po ju   paraqesim kete recete si me poshte :

Përbërësit:

Dy portokalle 
kanellë, e grire dhe e coptuar imet 
hidroksid natriumi (sode kaustike)
vaj ulliri

Procedura:

Pergatisni  miell pluhurI nga levoshgat e  portokallit dhe kanellës, i cili perftohet duke grire lekurat e thara te  portokallit  . Pastaj përzijeni me kanellen e grire. Sasia qe duhet te hedhim prej saj mbetet nje shije gustosh personale . Në nje ene te  dytë vendosni ujin që përdoret për të larë enën e shtrylleses ose griréses .

Pasi te keni  vënë maskën, dorezat dhe syzet mbrojtese  në një tenxhere  vendosni 600 gramë  te pluhurit te kanelles me  pluhurin e portokallit te grire ,perzijeni mire , e me pas vendosni 250 gram sode kaustike ; 

përzijeni  ate mirë duke e lene te nxehet mbi zjarr per pak minuta .Me pas  e leme te ftohet. Në një tigan të dytë, hidhni 2 litra vaj ulliri, duke e vendosur mbi zjarr , duhet pritur   qe temperatura e vajit te arrije   45 °.

Nderkohe perzieni shpesh ujin me soden dhe me kanedhen e miellin e portokallit ne menyre qe temperatura e saje te arrije ate te vajit 45°.

I perziejme mire te dyja si vajin dhe mishelen e pergatitur te sodes me portokall e kanelle .

Masa eshte gati per tu hedhur ne format e deshiruara ,te cilat duhet te jene prej silikoni per te nxjerre me lehtesisht sapunin nga forma ,i cili duhet te qendroje 3 dite brenda saje .
Per sa i perket formes shume mire mund te pershtaten pershembull dhe konfeksionet e kosit te frutave ose pakot e vogla te perimeve etj.

Pas nje stazhinimi (ruajtje ,lenje ne nje ane) per rreth 4 jave keni pergatitur nje sapun natyral  te bere vete ne kushtet e shtepise 100% bio ,qe rrespekton ambientin ,me kosto te ulet ,dhe mbi te gjitha hidratues per lekuren tuaj .

Pastrimi