Mos bini pre e spekulimeve, në internet ku mund te shiten me cmime stratosferike keto kohe.
Mjafton qe te keni disa produkte si ujë, alkool dhe disa gjëra që ju i gjeni ne çdo farmaci.
Këshillat vijnë nga OBSH
Amuchina DIY e bere vete ne kushtet e shtepise
Spekulimet e shumta . Cmimet në rritje, madje edhe në internet, përballë një paniku në rritje, frika për të mbetur pa produkte që konsiderohen të domosdoshme në fazën e "emergjencës koronavirus".
Le të flasim për xhelin dezinfektues dhe amukinen. Dy produkte, mbani mend, shumë lehtë për tu bërë, pasi ato kryesisht përmbajnë alkool etilik dhe hipoklorit të natriumit.
AMUKINA E BERE NE KUSHTET E SHTEPISE
Këtu po ofrojme zgjidhjen për të mos u shtypur nga kontrolli i spekulimeve dhe informacionit të keq: përgatitni amukine dhe xhel dezinfektues në shtëpi. Me receta të firmosura nga askush tjetër përveç Organizatës Botërore të Shëndetit.
Le t'i shohim nga afër, te dy formulimet.
(formula numër 1)
833 ml alkool etilik 96%
110 ml ujë të distiluar
42 ml peroksid hidrogjeni 3% [ uje i oksigjenuar]
15 ml glicerinë ose glicerol 98%
(formula numër 2)
750 ml prej 99.8% alkool izopropil
193 ml ujë të distiluar
42 ml peroksid hidrogjeni 3% [ uje i oksigjenuar]
15 ml glicerinë ose glicerol 98%
Përgatitja (e vlefshme për të dy formulimet)
Hidhni alkoolin, shtoni peroksid hidrogjeni, glicerinë dhe ujin e distiluar dhe në fund përzieni.
Si një alternative për ujin e distiluar, përdorni ujin e çezmës, të zier më parë dhe më pas të ftohur.
Masa e pergatitur nuk duhet të gëlltitet, eshte vetem per perdorim te jashtem dhe dizinfektues duhet të ruhet jashtë mundësive të fëmijëve dhe gjithashtu kjo perzierje eshte lehtesisht e ndezeshme:
Pasi të jetë gati, etiketoni masen që tregon datën e përgatitjes dhe përbërësit.
Perdorimi
Fërkoni me te duart tuaja për të paktën 30-40 sekonda derisa të bëhen të thata.
Shmangni kontaktin me sytë.
Përdorni gjithashtu masen e krijuar si dizinfektues për të pastruar sipërfaqet.
Ruani produktin në shishe plastike ose qelqi, por te taposur mirë.
0 commenti: